Uellsiani Gareth Bale do të kthehet te Real Madridi pas përfundimit të sezonit aktual. E përditshmja spanjolle “AS” ka shkruar të premten se Bale po planifikon që ta respektojë deri në fund kontratën e tij me Real Madridin që i skadon në fund të sezonit 2021/22.
Sulmuesi 31-vjeçar tashmë ka njoftuar drejtuesit e klubit spanjoll se do të refuzojë të gjitha ofertat gjatë verës pasi është i vendosur që sezonin e ri të jetë pjesë e Realit. Ai në fillim të këtij edicioni u huazua te Tottenhami, ekip për të cilin ka shënuar 14 gola në 33 ndeshje. Bale iu pat bashkuar Real Madridit në vitin 2013 nga Tottenhami për 101 milionë euro dëmshpërblim.