Menaxheri i Gareth Bale thotë se nuk ka asnjë mundësi që sulmuesi i Uellsit të kthehet te Tottenhami.
Bale ishte i huazuar te klubi anglez, por pritet të kthehet në Real Madrid për të luajtur deri në fund të kontratës.
Me Realin, Bale ka kontratë deri në qershor të vitit të ardhshëm.
Në edicionin e shkuar në Premier League, Bale për Tottenhamin shënoi 11 gola dhe asistoi dy herë në 20 ndeshje.