Uellsiani Gareth Bale mund të rikthehet te skuadra e Tottenhamit gjatë afatit kalimtar të janarit. Bëhet e ditur se Bale është i gatshëm të largohet nga Reali, ekip me të cilin ka kontratë deri në fund të këtij sezoni dhe Tottenhami tashmë po bën gati ofertën për të.
32-vjeçari nuk është i kënaqur me hapësirën e tij te Reali dhe për këtë arsye ka kërkuar largimin pa i skaduar kontrata Ai deri më tani, ka shënuar një gol në tri paraqitje në La Liga.
Bale sezonin e shkuar ishte i huazuar te Tottenhami dhe trajneri Antonio Conte ka dhënë lejen për kthimin e tij.
Në fakt, Conte po e preferon më shumë Balen sesa Eden Hazardin, i cili gjithashtu do të largohet nga madrilenët. Edicionin e kaluar, Bale shënoi 16 gola në 34 paraqitje për Tottenhamin.