Tottenhami nuk e ka ndërmend ta mbajë uellsianin Gareth Bale përtej këtij edicioni.
“The Sun” ka raportuar të premten se Bale do të kthehet te Real Madridi në fund të këtij sezoni, kur edhe i përfundon huazimi pasi ekipi anglez nuk dëshiron ta shfrytëzojë të drejtën e blerjes së kartonit të tij. Te Tottenhami nuk janë të kënaqur me paraqitjet e Balet deri më tani dhe gjithashtu paga e tij e lartë është problem për ekipin anglez që ta mbajë në radhët e veta.
Sulmuesi i krahut këtë edicion i ka luajtur vetëm 161 minuta lojë në Premier League prejse është huazuar nga Reali. Në total, 31-vjeçari ka 12 ndeshje për Tottenhamin në të gjitha garat, ku ka shënuar tre gola. Ai ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2022.