Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bale mbetet te Reali

Gareth Bale ka marrë vendim për të ardhmen e tij. Sipas mediumeve spanjolle, Bale ka vendosur që sezonin e ri të mbetet te skuadra e Real Madridit pasi ka refuzuar të gjitha ofertat. Mësohet se Bale është i vendosur të luftojë për një vend titullari te trajneri Carlo Ancelotti, të cilin tashmë e ka njoftuar për vendimin e tij.

Ai po shpreson që të kthehet në formën e mëparshme nën urdhrat e Ancelottit dhe kjo është arsyeja që Bale do ta respektojë kontratën e tij me Realin, që i skadon verën e ardhshme. Edicionin e shkuar, Bale 32-vjeçar ishte i huazuar te Tottenhami, ku realizoi 16 gola në 34 paraqitje në të gjitha garat.