Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bajrami i lumtur për debutimin te Shqipëria

Mbrojtësi 20-vjeçar, Adrian Bajrami ka debutuar të hënën te Shqipëria. Ai kompletoi ndeshjen miqësore ndaj Estonisë, që përfundoi 0:0.

Përzgjedhësi Edy Reja ua ka dhënë rastin disa lojtarëve të rinj, në mesin e tyre edhe Bajramit.

Bajrami po zhvillohet te Benfica. “Jam shumë i lumtur për debutimin. Luajta mirë. Isha pak me emocione në fillim, pastaj hyra mirë në lojë. Në pjesën e dytë luajta shumë mirë”, ka thënë Bajrami pas ndeshjes në Tiranë.

“Unë kam personalitet, ashtu jam, ashtu ushtroj dhe ashtu luaj. Shpresoj të jem pjesë e ekipiet edhe në ndeshjet e ardhshme”, ka shtuar Bajrami.

Artikuj të ngjashëm