Mbrojtësi i ri, Adrian Bajrami, me padurim po e pret debutimin te Kombëtarja e Shqipërisë.
19-vjeçari është ftuar nga përzgjedhësi Edoardo Reja për ndeshjet miqësore që Shqipëria do t’i luajë këtë muaj, me Spanjën dhe Gjeorgjinë.
Në konferencën për shtyp, të mbajtur të martën, Bajrami ka thënë se zgjodhi ta përfaqësojë Shqipërinë para Zvicrës pasi është shqiptar.
Ai është pjesë e ekipit të rinjve të Benficas, ndërsa vlerësohet si njëri prej mbrojtësve më premtues në Zvicër.
“Unë jam shqiptar. Jam lindur dhe rritur në Zvicër ku kam kaluar shumë vite në futboll, përpara se të kalojë të Benfica. Por, unë ndihem shqiptar”, tha Bajrami, kur u pyet për zgjedhjen e tij. “Jam shumë i lumtur që jam pjesë e Shqipërisë dhe shpresoj që të ambientohem sa më shpejt”.
Bajrami ka thënë se po ndihet shumë mirë te Shqipëria dhe se është i gatshëm për të luajtur, natyrisht nëse i jepet rasti nga përzgjedhësi Reja.
Edhe
Bajrami tregon pse zgjodhi Shqipërinë, Zvicra nuk heq dorë prej tij
“Shpresoj të debutoj, pasi jam gati dhe në formë të mirë”, ka thënë Bajrami.
Shqipëria të hënën ka nisur përgatitjet në Barcelonë, përpara duelit me Spanjën që do ta luajë më 26 mars në stadiumin “RCDE”. Tri ditë më vonë, e pret Gjeorgjinë në shtëpi.