Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Bajrami i lumtur me debutimin e tij për Shqipërinë

Nedim Bajrami është ndarë shumë i lumtur për debutimin e tij me fanellën e Shqipërisë.

Bajrami ishte titullar sot në fitoren 1:0 që e arriti Shqipëria në shtëpi ndaj Hungarisë në kuadër të eliminatoreve për Botërorin 2022. Ai luajti 63 minuta.

“Ishte debutim i mirë. Luajtëm të gjithë mirë dhe jam shumë i lumtur. Jam përshtatur mirë në ekip dhe më kanë pritur shumë mirë. Kam folur me trajnerin dhe jam ndjerë mirë në pozitën ku kam luajtur. Na kanë pritur shikuesit mirë dhe tash e kemi edhe një lojë dhe duhet të jemi gati. Nëse luaj shpresoj të shënoj ndaj San Marinos. Ndihem mirë fizikisht”, tha Bajrami.