Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Nedim Bajarami shpreson t’i shënojë Hungarisë dhe Polonisë

Mesfushori i Përfaqësueses së Shqipërisë, Nedim Bajrami ka folur para dy ndeshjeve eliminatore për Kupën e Botës “Katari 2022”. Mesfushori i Empolit ka parashikuar duele të vështira duke besuar se do të arrihen rezultate pozitive.

“E dimë që do të jetë një ndeshje shumë e vështirë kundër Hungarisë dhe do të futemi në lojë me vetëbesim se i kemi fituar dy ndeshjet e fundit dhe duhet ta përgatisim lojën shumë mirë. Kam bërë dy gola në Serie A dhe jam në formë dhe besoj se nuk kemi presion. Do futemi në ndeshje dhe e dimë se çfarë duhet të bëjmë”, deklaroi Bajrami.

Shqipëria ndeshjen e parë e luan të shtunën në udhëtim te Hungaria, ndërsa tri ditë më vonë do ta pret Poloninë.