Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Avdijaj shënon gol pas një kohe të gjatë

Donis Avdijaj ka shënuar pas kohe të gjatë gol për Hartbergun e Austrisë.

Ai shënoi golin e parë në fitoren e ekipit të tij në udhëtim ndaj Riedit me rezultatin 3:1.

Avdijaj shënoi golin e parë në minutën e 19-të, ndërsa u largua nga fusha në minutën e 55-të.

Për sulmuesin kosovar ishte goli i tretë i shënuar në Bundesligën e Austrisë.

Ai dy gola i pati shënuar në ndeshjen e 24 korrikut të vitit të kaluar, në fitoren 2:1 ndaj Altachut.

Artikuj të ngjashëm