Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Avdijaj ia siguron fitoren Harbergut

Donis Avdijaj ishte vendimtar për Hartbergun të dielën. Ai shënoi dy golat e fitores ndaj Austria Vjenës.

Ndeshja e javës së shtatë e Bundesligës austriake përfundoi 2:1.

Avdijaj shënoi fillimisht golin e barazimit 1:1 në minutën 43-të, ndërsa të fitores 2:1 në minutën e 51-të. Ai u largua nga fusha në minutën e 86-të. Për sulmuesin 27-vjeçar është goli i tretë në dy ndeshje.

Hartbergu nga shtatë ndeshje ka fituar 11 pikë.

Artikuj të ngjashëm