Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Avdijaj shënon gol në fitoren e Hartbergut

Donis Avdijaj

Sulmuesi, Donis Avdijaj e ka shënuar golin e parë këtë edicion në Bundesligën austriake. Të dielën, Avdijaj shënoi gol në fitoren 2:0 të Hartbergut ndaj Altachut. Ndeshja i takoi javës së tetë.

28-vjeçari, Avdijaj e shënoi golin e parë të Hartbergut në minutën e 49-të. Ai luajti për 68 minuta. Te Altachu, Vesel Demaku u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 46-të.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërsa Dijon Kameri në lojë u inkuadrua në minutën e 75-të.

Avdijaj këtë edicion ka edhe katër gola të realizuar në Kupën e Austrisë. Ka kontribuar edhe me gjashtë asistime.