E ardhmja e trajnerit Diego Simeone tek Atletico Madridi po vihet në pikëpyetje për herë të parë në më shumë se një dekadë.
Argjentinasi ka drejtuar skuadrën spanjolle që nga viti 2010, duke e ndihmuar të shijojë periudhën më të suksesshme në historinë e klubit.
Sezonin e kaluar Simeone udhëhoqi Atleticon drejt titullit të kampionit në La Liga, sukses që e arriti edhe në vitin 2014.
Por, këtë sezon, ekipi po tregon një formë të dobët dhe kjo mund t’i kushtojë Simeones me shkarkim.
Pas 24 xhirove në kampionat, Atletico ka 39 pikë, 15 sosh më pak se Real Madridi që është lider në tabelë.
Humbja e fundit ndaj Levantes ka bërë që drejtuesit e klubit të shikojnë alternativa për ta zëvendësuar Simeonen.
51-vjeçari ka kontratë deri në vitin 2024 por mund të largohet në fund të sezonit.