Atalanta dhe Hellas Verona janë të fundit që kanë konfirmuar rastet pozitive me COVOD-19 pas kthimit nga pushimet.
Verona njoftoi se mbrojtësi Giangiacomo Magnani ka dalë pozitiv në testin për koronavirusi, ndërsa ka qenë i vaksinuar, por ka ende disa simptoma dhe është i izoluar në shtëpi. Ai nuk ka qenë në kontakt me asnjë bashkëlojtarë në shtatë ditët e fundit dhe pjesa tjetër e ekipit nuk ka nevojë të hyjë në izolim.
Ndërkohë, Atalanta konfirmoi se ka dy raste me COVOD-19. Por, nuk ka zbuluar se për cilët lojtar bëhet fjalë.
Rritja e rasteve duhej e pashmangshme pasi lojtarët gjatë pushimit kanë vizituar familjet e tyre duke udhëtuar edhe nëpër vende të ndryshme. Të gjithë lojtarët dhe pjesa tjetër stafit të klubeve është dashur t’i nënshtrohen testimit para se të rifillonin stërvitjet për pjesën tjetër të sezonit aktual.