Mauricio Pochettino dhe Thomas Tuchel janë kandidatët kryesorë për ta marrë drejtimin e skuadrës së Aston Villas, ka njoftuar “The Sun” të premten.
Aston Villa është pa trajner pasi të enjten mbrëma Steven Gerrard u largua nga detyra për shkak të rezultateve të dobëta. Largimi i tij erdhi menjëherë pas humbjes 3:0 nga Fulhami në kampionat.
Mësohet se krerët e ekipit anglez po e shohin njërin mes Pochettinos dhe Tuchelit, si opsion të mirë për ta zëvendësuar Gerrardin në postin e trajnerit.
Si Pochettino ashtu edhe Tuchel janë të papunë. Pochettino u largua nga Parisi me të përfunduar sezoni i shkuar, ndërsa Tuchel u shkarkua nga Chelsea muaj më parë.
Aston Villa është në krizë të rezultateve këtë edicion, pasi ka tubuar vetëm nëntë pikë pas 11 ndeshjeve të luajtura në Premier League.