Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Gerrard mund ta merr drejtimin e skuadrës së njohur në Premier League

Pas shkarkimit të trajnerit, Dean Smith, klubi i Aston Villas është në kërkim të një trajneri të ri.

Mediat angleze kanë raportuar të dielën se drejtuesit e klubit janë duke tentuar ta bindin trajnerin e Rangers, Steven Gerrard.

Në listën e dëshirave të klubit Aston Villa është edhe trajneri i Southamptonit, Ralph Hasenhuttl.

Aston Villa është në pozitën e 16-të dhe ka grumbulluar 11 pikë.