Steven Gerrard do të jetë trajner i ri te skuadra e Aston Villas. Mediumet britanike kanë raportuar të mërkurën se Gerrard tashmë ka pranuar ofertën e ekipit nga Premier League dhe marrëveshja do të zyrtarizohet brenda pak ditëve.
Megjithatë, Aston Villa është dashur t’i paguajë rreth dy milionë euro dëmshpërblim skuadrës së Rangersit për t’ia shkëputur kontratën Gerrardit. Ish-futbollisti i Liverpoolit, në postin e trajnerit te Aston Villa, do ta zëvendësojë Dean Smithin që u shkarkua ditë më parë për shkak të rezultateve të dobëta.
Pas 11 xhirove të luajtura në Premier League, Aston Villa ka tubuar vetëm dhjetë pikë dhe zë vendin e 16 në tabelë.