Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Astera Tuhina nënshkruan me një ekip amerikan

Basketbollistja kosovare, Astera Tuhina, ka nënshkruar kontratë me klubin e Washingtonit. Ajo do të luajë te Cougars nga sezoni 2022-2023.

Mediat e huaja shkruajnë se Tuhina vjen zonën Palouse si basketbollistja më e re që ka luajtur për ekipin kombëtar të Kosovës.

“Jam e emocionuar të njoftoj për një rekrutim të ri në ekip", ka deklaruar trainerja Kamie Ethridge.

Babai i Asterës, Astrit Tuhina, deklaruar se ka qenë pjesë përbërëse e rritjes së basketbollit tek të rinjtë në Kosovë.

“Si fëmijë, ajo ka zhvilluar instinktet që nuk mund të përvetësoheshin. Ajo zgjodhi të largohej nga shtëpia në moshën 13-vjeçare për të ndjekur mundësi më të mira në basketbollin e Spanjës. Astera ka gjithçka që duam në programin tonë. Ajo ka pasion, këmbëngulje, ashpërsi dhe përpjekje për të bërë gjithçka për të arritur sukses”, ka thënë ai.

Edhe Astera Tuhina shijon suksesin e madh në SHBA Sport Astera Tuhina shijon suksesin e madh në SHBA

Tuhina ishte gjithashtu anëtare e Kombëtares U-20 të Kosovës në evenimentin e FIBA U-20 për Women's European Challengers 2021 në Shkup,

Në moshën 16-vjeçare, Tuhina bëri debutimin e saj në Ligën Elite të Basketbollit Spanjoll me Deportivo Promete. Tuhina ishte lojtarja më e re në listë, por megjithatë luajti në shtatë ndeshje si rol rezervë në ligën më të mirë të basketbollit të femrave në Spanjë.