Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali vazhdon me fitore, mban kreun në Premier League

Arsenali ka triumfuar 2:1 në shtëpi të shtunën ndaj Fulhamit, duke mbajtur kështu pozitën e parë në Premier Leaguen e Anglisë.

Ndeshja e zhvilluar në “Emirates” i takoi xhiros së katërt të Premier Leagues.

Arsenali fillimisht kishte kaluar në disavantazh, pas golit të shënuar nga Aleksandar Mitroviq (56’), por arriti të rikthehej.

Martin Odegaard (64’) dhe Gabriel Magalhaes (85’) shënuan për Arsenalin.

Te Arsenali titullar ishte Granit Xhaka dhe luajti tërë ndeshjen. 

Arsenali pas 4 xhirove i ka 12 pikë, dy më tepër se Manchester City e Brightoni që zënë pozitat dy e tre.

Golat: 

Edhe Arsenali kthen diferencën e pesë pikëve në tabelë Sport Arsenali kthen diferencën e pesë pikëve në tabelë

https://clip.dubz.co/v/8jbkm4

https://clip.dubz.co/v/nq03py

https://clip.dubz.co/v/5f7z88