Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali kthen diferencën e pesë pikëve në tabelë

Arsenali sërish ka pesë pikë më shumë se Manchester City në tabelën e Premier Leagues.

“Revolveristët” të dielën gjatë ditës fituan në udhëtim te Fulhami me rezultatin 3:0. Kjo ndeshje i takoi xhiros së 27-të të Premier Leagues.

Arsenali të tria golat i shënoi në pjesën e parë. Gabriel në minutën e 21-të dhe Gabriel Martinelli në minutën e 26-të shënuan për epërsinë e hershme të vizitorëve, ndërsa Martin Odegaard në minutën e dytë të shtesës në pjesën e parë, vulosi çështjen e fituesit që në pjesën e parë. Granit Xhaka ishte titullar dhe e kompletoi ndeshjen tek Arsenali, që tani ka 66 pikë në krye të tabelës.

 

Artikuj të ngjashëm