Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali po shqyrton përjashtimin e tifozit që fyeu Xhakën

Klubi anglez i futbollit, Arsenal, po e shqyrton përjashtimin e një tifozi i cili kishte nxitur dhunën ndaj mesfushorit shqiptar, Granit Xhaka, ka bërë të ditur të premten gazetari Chris Wheatley, reporter për Arsenalin në “football.london”.

Po ashtu ky tifoz akuzohet edhe për fyerje online të një lojtari të Tottenhamit.

Tifozit pritet t’i ndalohet hyrja në “Emirates” për tri vjet.

Në fund të 2019-s, Xhaka kishte pasur një përplasje me tifozët e klubit të tij, pasi këta iu gëzuan zëvendësimit të tij në një ndeshje. Mesfushori pas reagimeve kishte humbur shiritin e kapitenit, por me ardhjen e trajnerit Mikel Arteta është rikthyer në figurë kyçe të londinezëve.