Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Lëndohet Xhaka, Arteta i shqetësuar

Mesfushori Granit Xhaka është kthyer te Arsenali pas pezullimit prej tri ndeshjeve. Ai startoi te Arsenali që fitoi 3:1 derbin londinez ndaj Tottenhamit, të dielën.

Mesfushori kosovar është zëvendësuar në minutën e 81-të. Ai doli nga loja për shkak të një lëndimi.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Për fat të keq Xhaka është lënduar. Jam shumë i brengosur pasi nuk duket shumë pozitive për momentin”, ka thënë trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta pas ndeshjes.

Arsenali nuk ka bërë të ditur se çfarë lëndimi ka pësuar Xhaka dhe sa është lëndimi serioz.