Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali planifikon vazhdimin e kontratës me Odegaardin

Odegaard

Arsenali po planifikon të nisë bisedimet me Martin Odegaardin për vazhdimin e kontratës së kapitenit. Kështu është raportuar të martën në mediumet britanike. Arsenali synon ta blindojë mesfushorin e Norvegjisë.

Kontrata aktuale e Odegaardit me Arsenalin është deri në verën e vitit 2025. Pjesë e Arsenalit, Odegaard është prej vitit 2021, ndërsa Mikel Arteta vazhdon t’i besojë futbollistit 24-vjeçar.

Odegaard ka luajtur më herët edhe te skuadra e Real Madridit, Real Sociedadit, Vitesses dhe Heerenveenit. Vlera e Odegaardit në tregun e transferimeve është 80 milionë euro. Për Arsenalin në të gjitha garat e edicionit aktual ka shënuar 15 gola, ndërsa ka kontribuuar edhe me tetë asistime në 44 ndeshje.