Paris Saint-Germaini ka shprehur interesim për mesfushorin e Arsenalit, norvegjezin Martin Odegaard, bën të ditur “L’Equipe” të martën.
Mësohet se Parisi tashmë ka kontaktuar Arsenalin në lidhje me 24-vjeçarin, të cilin po synon ta transferojë gjatë kësaj vere.
Te Parisi janë gati të shpenzojnë mbi 60 milionë euro për Odegaardin, i cili ka kontratë me skuadrën nga Londra deri në verën e vitit 2025.
Odegaard ishte kapiten i Arsenalin në edicionin e fundit, ndërsa në 45 paraqitje në të gjitha garat, kontribuoi me 15 gola e 8 asistime. Ai është pjesë e Arsenalit prej vitit 2021 kur iu bashkua nga Real Madridi.