Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Odegaardi nënshkruan kontratë të re pesëvjeçare

Odegaard

Kapiteni i Arsenalit, Martin Odegaard, ka nënshkruar kontratë të re pesëvjeçare.

Mesfushori norvegjez ka shënuar 27 gola dhe ka kontribuuar me 15 asistime në 112 paraqitje për “revolveristët”.

24-vjeçari iu bashkua Arsenalit nga Real Madridi në vitin 2021 për 35 milionë euro.

Ai ka luajtur në 37 ndeshje të Arsenalit në edicionin e kaluar në Premier League, kur skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta përfundoi në vendin e dytë, pas Manchester Cityt.

Arsenali është kthyer në Ligën e Kampionëve pas gjashtë vjetësh.

“Nënshkrimi i kontratës së re ishte vendim shumë i lehtë për mua, për shumë arsye. Më kryesorja është për atë se në klub po bëhet diçka e veçantë dhe unë dua të jem pjesë e ekipit”, ka thënë ndër të tjera Odegaard.

Edhe Odegaard me kontratë të re tek Arsenali Sport Odegaard me kontratë të re tek Arsenali

Odegaard ka 53 paraqitje për Norvegjinë, ndërsa tek Arsenali do të jetë deri në fund të edicionit 2027-28.

Ai ka shënuar tri gola në shtatë ndeshje për Arsenalin në këtë edicion.