Kapiteni Martin Odegaard pritet së shpejti të firmosë kontratë të re me skuadrën e Arsenalit. “Sky Sports” ka shkruar të enjten se palët janë në negociata dhe marrëveshja pritet të mbyllet me sukses deri në fund të këtij muaji.
Me kontratën e re, Odegaard do të jetë pjesë e Arsenalit deri në verën e vitit 2028. Ai vlerësohet shumë nga trajneri Mikel Arteta, i cili ka shtyrë drejtuesit e klubit që t’ia ofrojnë kontratën e re.
Odegaard iu bashkua Arsenalit në vitin 2021 nga Real Madridi dhe kontrata aktuale i skadon në vitin 2025. Në 5 ndeshje të luajtura këtë edicion në të gjitha garat për Arsenalin, 24-vjeçari ka shënuar 2 gola.