Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali kërkon ta mbajë Aubameyangun

Arsenali po kërkon ta mbajë me çdo kusht në ekip sulmuesin Pierre-Emerick Aubameyangun.

Krerët e klubit londinez ka kohë që janë në bisedime për vazhdimin e kontratës me sulmuesin nga Gaboni.

Sipas “Sky Sports”, klubi i ka ofruar Aubameyangut kontratë trevjeçare me rritje të dukshme të pagës, transmeton KOHA.

Madje, sulmuesi ka pasur edhe një bisedë me trajnerin Mikel Arteta, i cili e ka bindur lojtarin të mbetet në “Emirates”.

Aubameyang është në vitin e fundit të kontratës së tij me Arsenalin.

Artikuj të ngjashëm