Skuadra e Arsenalit nuk po heq dorë nga transferimi i mbrojtësit të krahut, Junior Firpo. Pasi dështoi ta transferoj në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit, Arsenali do të përpiqet një lëvizje të tillë ta realizoj në fund të këtij edicioni. Mediumet spanjolle kanë njoftuar të martën se Firpo refuzoi kalimin te Arsenali për të qëndruar te Barcelona deri në fund të këtij edicioni. Për transferimin e Firpos, Arsenali është i gatshëm të paguajë rreth 15 milionë euro.
24-vjeçari te Barcelona u transferua në vitin 2019 dhe ka kontratë deri në vitin 2024. Këtë edicion, Firpo ka pasur hapësirë të vogël pasi ka regjistruar vetëm 12 paraqitje në të gjitha garat deri më tani.
Artikuj të ngjashëm