Mbrojtësi i krahut të majtë, Junior Firpo nuk do të largohet nga Barcelona gjatë afatit kalimtar të janarit.
E përditshmja spanjolle “Marca” ka shkruar të martën se trajneri i Barçës, Ronald Koeman ka vendosur ta mbajë mbrojtësin të paktën deri në fund të këtij edicioni.
24-vjeçari këtë sezon ka nëntë paraqitje në të gjitha garat kurse me Barcelonën ka kontratë deri në vitin 2024.
Ai në “Camp Nou” u transferua në verën e vitit 2019 nga Betisi për 25 milionë euro.
Artikuj të ngjashëm