Arsenali raportohet se ka arritur marrëveshjen me mbrojtësin e Juventusit Daniele Rugani.
Tani pritet që të dy klubet të finalizojnë marrëveshjen, me raportimet që Juve do të pranojë huazimin me obligim blerjeje në fund të sezonit.
“Sportitalia” raporton se paga e lojtarit tek Arsenali do të jetë katër milionë euro në vit.
Transferimi i tij do t’i kushtojë “Topçinjve” rreth 40 milionë euro.