Te Juventusi janë të bindur se do ta transferojnë mbrojtësin e Arsenalit, brazilianin Gabriel gjatë afatit kalimtar të verës. “Daily Mirror” ka raportuar të hënën se Gabrieli është i interesuar t’i bashkohet Juventusit pasi dëshira e tij është që sezonin e ri të luajë në Ligën e Kampionëve.
Bëhet e ditur se 24-vjeçari parimisht ka pranuar ofertën e Juventusit, që i ka ofruar kontratë pesëvjeçare. Tek Arsenali janë të interesuar për ta mbajtur Gabrielin, por mund edhe ta lirojnë nëse marrin një ofertë deri në 30 milionë euro.
Ai iu bashkua Arsenalit nga Lille në vitin 2020 dhe ka qenë i rregullt në përbërjen e parë të trajnerit Mikel Arteta në dy sezonet e fundit. Këtë edicion ai ka regjistruar 35 paraqitje në të gjitha garat, kurse ka kontratë me Arsenalin deri në vitin 2025.