Drejtuesit e futbollit turk i kanë pezulluar ligat pasi gjyqtari Halil Umut Meler u godit nga presidenti i klubit Ankaragucu, Faruk Koca. Mediumet turke raportojnë Koca është arrestuar dhe ndaj tij janë iniciuar procedura hetimore.
BBC-ja ka raportuar të martën se ligat janë shtyrë për një kohë të pacaktuar, e kreu i Federatës së Futbollit, Mehmet Buyukeksi, e ka quajtur “natë turpi për futbollin turk”.
Ankaragücü Başkanı Faruk Koca'nın hakem Halil Umut Meler’i yumruklaması ve saha içinde tekmelenmesi sonrası yaşananlar.
— Haber Report (@HaberReport) December 12, 2023
Tüm liglerdeki maçlar süresiz olarak ertelendi.
Faruk Koca, AK Parti'den ihraç istemiyle disipline sevk edildi.pic.twitter.com/sZorExtPmW
Gjyqtari Meler u godit pasi klubi i Kocas pranoi golin e barazimit në minutën e 97-të me Caykur Rizesporin.
Meler mori disa goditje të lehta nga të tjerët ndërsa ishte i shtrirë në fushë.
Incidenti shkaktoi skena kaotike, ku u përfshinë lojtarët dhe zyrtarë të klubit.
Koca kërkoi trajtim në spital, por “procedurat e paraburgimit do të kryhen pas trajtimit”, ka njoftuar ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë, Ali Yerlikaya.
Ministria bëri të ditur se edhe të tjerë u arrestuan “për pjesën e tyre në incident”.“Ai ka gjakderdhje rreth syrit të majtë dhe një frakturë të vogël. Në do të monitorojmë gjyqtarin tonë deri në mëngjes për shkak të traumës në kokë. Do ta lirojmë atë nga spitali pas ekzaminimeve të nevojshme”, thuhet në njoftimin e spitalit ku u trajtua gjyqtari.
Edhe
Futbolli turk në krizë të thellë pas sulmit ndaj arbitrit
Meler, 37-vjeçar, është në listën e elitës së arbitrave të UEFA-s.
LEXO EDHE: