Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Aro Muriq: Na mungoi fati ndaj Suedisë

Portieri i Përfaqësueses së Kosovës, Aro Muriq, është shprehur i dëshpëruar me disfatën ndaj Suedisë.

Portieri kosovar tha se në disa raste “Dardanët” nuk kishin fat në këtë përballje.

“Mund të bënim më mirë, Suedia luajti shumë mirë dhe arriti të na befasojë që në fillim. Në pjesën e dytë e nisëm mirë, por nuk kishim fat të shënonin dhe pas golit ka mundur të jetë edhe më mirë. Ne do të bëjmë gjithçka që të arrijmë pozitën e tretë në renditje”, deklaroi Muriq.