Futbollisti kosovar Arbnor Muja më në fund ka gjetur rrugën e golit në Belgjikë me Antwerpin. Madje, ai pati një paraqitje brilante të martën mbrëma kundër Standard Lieges në Kupën e Belgjikës.
Ish-futbollisti i Dritës asistoi dhe shënoi. Ishin kontributet e para të Mujës për Antwerpin që nga transferimi i tij në Belgjikë këtë verë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMuja asistoi te Frey në minutën e 55-të dhe shënoi vetë pas katër minutave. E nisi ndeshjen si zëvendësues, por u inkuadrua në minutën e dhjetë pas lëndimit të Scott.
24-vjeçari nuk po e gjente formën e duhur tek Antwerpi, pasi qëndroi disa muaj i lënduar menjëherë pas transferimit. Por ndeshjen e sotme ka treguar shenja të dukshme përmirësimi.