Sport

Muja shënon golin e parë në kampionatin belg

Arbnor Muja e ka shënuar golin e parë në elitën e futbollit të Belgjikës me Antwerpin. Muja që ka edhe një asistim në Jupiler Pro League të Belgjikës, të mërkurën shënoi golin e parë të fitores 3:0 të Antwerpit në udhëtim te Oostende.

Kjo ndeshje i takoi xhiros së 21-të. Sulmuesi i krahut, 24-vjeçari Muja, shënoi në minutën e 11-të.

Ai luajti deri në minutën e 81-të. Muja edhe në Kupën e Belgjikës e ka një gol të shënuar e një asistim. Laurit Krasniqi ishte në bankën rezervë në ndeshjen e fundit. Antwerpi është në pozitën e tretë me 42 pikë, 13-të më pak se Genku lider.