Sport

Arbnor Muja shënon gol në debutim

Sulmuesi i Shqipërisë, Arbnor Muja ka debutuar me gol në Superligën e Turqisë. Muja shënoi golin e dytë në fitoren e skuadrës së tij Samsunspor. Ai shënoi në minutën e 91-të, ndërsa ekipi tij fitoi 2:0 ndaj Antalyasporit.

Golin e shënoi me goditje nga zona. Ndeshja i takoi javës së 25-të të Superligës turke. Muja u inkuadrua në minutën e 69-të, ndërsa Samsunsporit iu bashkua ditë më parë nga skuadra e Antëerpit.

Për Antalyasporin deri në minutën e 62-të u paraqit Zymer Bytyqi.

Video: