Portieri Arbnor Krasniqi është transferimi më i ri i klubit të futsallit, FC Prishtina.
Këtë e ka bërë të ditur përmes faqes zyrtare klubi nga kryeqyteti i Kosovës, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Arbnor Krasniqi, në edicionin 2015/2016 ishte pjesë e klubit të kryeqytetit në futsal duke qenë portieri i parë, pastaj ai u transferua tek FC Besa dhe më pas tek FC Liburn ku u shpall edhe kampion. Tani Noli, po rikthehet në qytetin e lindjes aty ku edhe filloi duke treguar seriozitet dhe cilësi e angazhimin maksimal për sukses të ngjyrave kaltër e bardhë. Mirë se erdhe, Nol”, thuhet në postimin e Prishtinës.