Arbëria është kthyer te fitorja në Superligën e Kosovës në futboll.
Skuadra nga Lipjani të shtunën ka mposhtur Besën e Pejës me rezultatin 2:1.
Takimi nisi me iniciativën e vendasve të cilët kishin posedimin e topit dhe kërkonin të rrëzikonin portën kundërshtare.
Në minutën e 17-të Marcel Santos por goditjen e tij e ndali portieri Visar Haxhijaj.
Udhëtuesit të rrezikshëm u treguan në minutën e 20-të me Gentrit Salihun por portieri Donat Kaçiu nuk lejoj të mposhtej.
Edhe pjesa e dytë ishte e ngjashme me të dyja ekipet që krijonin shanse shënimi.
Skuadra e Besës arriti të kaloi në epërsi në minutën e 52-të me golin e shënuar nga Etnik Brrutit për 1:0.
Pas goli të pësuar vendasit morën iniciativën dhe e kërkonin golin e barazimit.
Në minutën e 65-të Santos arrin bukur të shmang mbrojtësin kundërshtarë dhe dërgon topin në rrjet për 1:1.
Në minutën e 85-të vendasit arritën të kalonin në epërsi me golin e shënuar nga Hysen Bytyqi për 2:1.
Me këtë fitore, Arbëria mbetet në vendin e nëntë me 30 pikë, katër më pak se Drenica në vendin e tetë. Besa veçse është përshëndetur nga elita kosovare e futbollit.