Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arbëria fiton thellë ndaj Besës, del në vend të parë

Arbëria e Dobrajës ka vazhduar startin impresiv në edicionin debutues në Superligën e Kosovës në futboll. Pas fitores ndaj Trepçës ’89 dhe barazimit me Prishtinën, Arbëria të premten shënoi fitore ndaj Besës së Pejës me rezultat bindës, 3:0.

Ndeshja është luajtur në stadiumin “Tahir Vokshi” në Brestovik të Pejës. Kjo ndeshje e ka hapur xhiron e tretë të Superligës së Kosovës në futboll.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Agon Llugiqi shënoi golin e parë për Arbërinë në minutën e 49-të, ndërsa Labinot Ibrahimi realizoi penallti në minutën e 69-të për rezultatin 2:0. Penalltia u shkaktua për lojë me dorë brenda zonës. Në fund, Qlirim Kashtanjeva shënoi gol të bukur për rezultatin përfundimtar, 3:0. Ai realizoi në minutën e 86-të.

Arbëria me fitore ka dalë në vend të parë me 7 pikë. Besa mbetet e fundit pa pikë të fituar. Besa është kthyer në elitë, por fillimin e ka shumë të vështirë.