Prishtina ka shënuar tre gola në pjesën e dytë për fitore bindëse ndaj Lirisë së Prizrenit.
Të dielën në Lipjan, Prishtina fitoi 3:1 në ndeshjen e xhiros së 23-të të Superligës së Kosovës në futboll. Ardian Muja në minutën e 61-të, Kreshnik Uka në minutën e 70-të dhe Leotrim Kryeziu në minutën e 87-të realizuan golat për skuadrën prishtinase. Në minutat shtesë prizrenasit realizuan përmes Aldi Gjumsit. Prishtina është e pesta me 34 pikë. Liria mbetet e fundit me vetëm dhjetë pikë.
Artikuj të ngjashëm