Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arbër Hoxha aktivizohet në fitoren e thellë të Dinamos

Arbër Hoxha ka luajtur nga minuta ne 62-të për Dinamo Zagrebin që mposhti Slaven Belupon thellë 5:2, në ndeshjen e javës së 26-të të elitës së futbollit kroat.

Arijan Ademi mbeti në stol te Dinamo, kurse Bujar Pllana luajti deri në fund për Slaven Belupon.

Dinamo është në vendin e tretë me 51 pikë, pesë më pak se liderja Rijeka. Hajduku i Splitit zë vendin e dytë me 55 pikë.