Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Antwerpi lëshon pikë të rëndësishme

Arbnor Muja

Antwerpi ka lëshuar pikë të rëndësishme në garën për titull të kampionit të Belgjikës. Të dielën, Antwerpi pësoi 2:0 nga Club Brugge. Ndeshja i takoi raundit të katërt të garës shtesë për titull në Belgjikë. Casper Nielsen i shënoi dy golat.

Arbnor Muja luajti në krahun e majtë të sulmit tek Antwerpi. E kompletoi ndeshjen.

Antwerpi i ka 45 pikë në vendin e parë, një më shumë se Royale Union që luan sonte ndeshjen e xhiros së katërt.