Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Almiron do ta rinovojë kontratën me Newcastlen

Forma e mirë që po e kalon mesfushori Miguel Almiron ka bërë që Newcastle Unitedi t’i ofrojë rinovimin e kontratës. “The Sun” ka njoftuar të enjten se Newcastle tashmë është në negociata me Almironin, të cilit i skadon kontrata aktuale në vitin 2024.

Me rinovimin e kontratës, Almiron do të mbetej pjesë e ekipit anglez deri në vitin 2026. Mësohet se marrëveshja mund të finalizohet së shpejti dhe pritet të bëhet zyrtare në fund të vitit. 28-vjeçari këtë edicion ka shënuar gjashtë gola në 12 ndeshje në Premier League, ndërsa është pjesë e Newcastlet prej janarit të vitit 2019.