Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Almiron firmos kontratë të re me Newcastlein

Sulmuesi Miguel Almiron ka firmosur kontratë të re me Newcastle Unitedin, ka njoftuar të premten ekipi anglez. Ai ka firmosur kontratë për tre vjet e gjysmë dhe do të jetë pjesë e Newcastlet deri në verën e vitit 2026.

Pas firmosjes së kontratës, Almiron ka deklaruar se është shumë i lumtur që do të vazhdojë të mbetet pjesë e ekipit anglez, me të cilin synon të ketë suksese të mëdha. 29-vjeçari së fundmi ka regjistruar paraqitjen e tij të 150 me fanellën e Newcastlet.

Ai është pjesë e ekipit anglez prej janarit të vitit 2019 kur iu bashkua nga Atlanta Unitedi për 25 milionë euro. Këtë sezon, Almiron ka realizuar 10 gola dhe ka bërë 3 asistime në të gjitha garat për Newcastlen.