Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ajeti mund të transferohet te Baseli

Albian Ajeti mund të transferohet te skuadra e Baselit të Zvicrës.

Ajeti aktualisht është pjesë e Celticut skocez, por ka interesim nga skuadra që bën gara në elitën e futbollit zviceran.

Ajeti në vitin 2019 ishte transferuar nga Baseli te West Ham Unitedi për 12.5 milionë euro.

Tani “Blick” ka shkruar se ai mund të rikthehet në Zvicër me kontratën prej 1.2 milionë eurove pagë vjetore.

Ajeti me Baselin në 96 ndeshje kishte shënuar 43 gola dhe 21 asistime. Në vitin 2018 ishte golashënuesi më i mirë në Superligë.

Edhe Ajeti mund të largohet nga Baseli në verë Futboll 3 muaj më parë Ajeti mund të largohet nga Baseli në verë

Prej largimit nga Baseli, Ajeti ka luajtur në 399 ndeshje me Ëest Hamin. Gjurmë nuk la shumë as te skuadra skoceze që e transferoi atë për afër pesë milionë euro nga Ëest Hami. Ajeti ka shënuar nëntë gola në 48 ndeshje për Celticun.

Në dimrin e kaluar ishte i huazuar te Sturm Grazi. Në Austri shënoi katër gola në 23 paraqitje.