Në futboll, sulmuesit vlerësohen në bazë të golave të shënuar. Kjo vlen edhe për Albian Ajetin. Por sulmuesi i Baselit për herë të fundit në Superligën e Zvicrës, ka realizuar gol para një muaji.
Ishte goli i realizuar ndaj Servettes në fitoren 3:0 më 5 tetor.
“Ka periudha kur sulmuesit nuk shënojnë. Por do të shënojë sërish, ndoshta në ndeshjet e ardhshme. Nuk mërzitem për këtë”, ka deklaruar Ajeti, shkruan “Sport.ch” të enjten.
Ajeti 28-vjeçar shkëlqeu në fund të edicionit të kaluar. E mbylli sezonin me 12 gola e nëntë asistime në 36 ndeshje në të gjitha garat. Kjo e ndihmoi të mbetet në skuadër edhe për një edicion tjetër.
“Mund ta ndihmoj ekipin edhe nëse nuk shënoj apo asistoj. Trajneri më lë të vrapoj sepse e ka parë që unë përshtatem mirë me ekipin. Gjithmonë mund ta pasosh topin tek unë. Kombinohem mirë me Xherdan Shaqirin dhe lojtarët e tjerë të krahut. Edhe kur gjërat nuk shkojnë mirë, personalisht mendoj se mund të kontribuoj në ekip. Edhe trajneri e mendon të njëjtën gjë”, ka deklaruar Ajeti.