Ish-ylli i Celticut, zvicerani Ramon Vega mendon se Albian Ajeti duhet të kthehet në Zvicër për të ringjallur karrierën e tij. Ajeti ka shënuar vetëm nëntë gola për Celticun në 47 ndeshje që nga viti 2020. Vega 50-vjeçar mendon se sulmuesi 24-vjeçar duhet të kthej formën, ndërsa vend ideal e sheh Zvicrën. “Ajeti duhet të shënoj të paktën 10 deri 15 gola në sezon.
Ai nuk ka bërë këtë për West ham United apo Celticun. Në fakt, ai nuk i ka përmbushur pritshmëritë.
Karriera e Ajetit ka pësuar rënies që nga momenti i largimit nga Zvicra. Ndoshta do të ishte mirë për Ajetin të kthehej në Zvicër dhe të provonte sërish fatin atje. Stili i futbollit zviceran është padyshim lloji që i përshtatet më së miri lojës s tij.
Për momentin Ajeti shihet si një lojtar që tani ka dështuar në Angli dhe Skoci. Prandaj, mendoj se kthimi i Ajetit në Zvicër për të rifilluar karrierën e tij mund të jetë zgjidhja më e mirë për të dyja palët”, ka thënë Vega për “celticëay.co.uk”. Sulmuesi i Zvicrës me Celticun ka kontratë deri më 31 maj të vitit 2024.