Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Ajeti i lumtur që është kthyer te Zvicra

Sulmuesi Albian Ajeti është shprehur i lumtur që është rikthyer te Përfaqësuesja e Zvicrës dhe do të jetë në dispozicion të përzgjedhësit Murat Yakin për ndeshjet e këtij muaji.

Zvicra i luan dy ndeshje në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”, me Irlandën e Veriut të shtunën në shtëpi, dhe kundër Lituanisë në udhëtim pas tri ditësh. Ajeti që është pjesë e skuadrës së Celticut në Skoci, është kthyer te Zvicra pas më shumë se një viti.

Herën e fundit, ai ishte pjesë e Zvicrës në ndeshjet kundër Ukrainës dhe Gjermanisë të luajtura në shtator të vitit të shkuar në kuadër të Ligës së Kombeve. Sulmuesi ka thënë se dy golat i shënuar muajin e shkuar në kampionatin skocez, kanë bërë që ai të ftohet nga përzgjedhësi i Zvicrës. Ajeti këtë edicion, ka tri gola të shënuara në 13 paraqitje për Celticun në të gjitha garat.

“Kam pasur një muaj të mirë te Celticu dhe krahasuar me më herët, mund të them se jam i kënaqur me formën time. Natyrisht, nëse luajë me shumë, atëherë do të ftohem rregullisht të Zvicra”, ka thënë Ajeti. “Jam optimist se gjërat do të përmirësohem dhe unë do të luftoj për ta dhënë më të mirën nga vetja”. Ajeti ka debutuar me Zvicrën në fund të vitit 2018 dhe deri më tani ka shënuar një gol në 11 ndeshje.