Sulmuesi shqiptar, Albian Ajeti, është kthyer te skuadra e tij e fëmijërisë, Baseli.
Ajeti u zyrtarizua nga klubi i madh zviceran të enjten. Ai i ishte bashkuar grupmoshave të Baselit në vitin 2011, ndërsa në të kaluarën karrierë ka bërë edhe tek Augsburgu, St. Galleni, West Hami, Celticu, Sturm Grazi dhe së fundmi ishte pjesë e Gaziantepit turk.
“Sulmuesi 26-vjeçar Albian Ajeti kthehet te Baseli. Ajeti ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2025, me mundësinë e vazhdimit. Baseli të mirëpret në shtëpi dhe të dëshiron shumë suksese, Albi”, ka shkruar skuadra zvicerane të enjten.
Në pesë ndeshje me skuadrën e Gaziantepit, Ajeti ka shënuar një gol.
Artikuj të ngjashëm