Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Aguero pritet të tërhiqet nga futbolli

Problemet me zemrën do ta detyrojnë Sergio Agueron të tërhiqet nga futbolli në moshën 33-vjeçare, ka bërë të ditur gazetari Fabrizio Romano.

Vendimi është marrë dhe skuadrës e Barcelonës është e informuar.

Një konferencë për shtyp pritet të mbahet javën e ardhshme për ta njoftuar pensionimin. 

Sulmuesi argjentinas u detyrua të largohej nga fusha në ndeshjen kundër Alavesit më 30 tetor, kur edhe mësoi se kishte probleme me zemrën.